Rusia e konsideron Bosnjën e Hercegovinën si një partnere të rëndësishme në Ballkan, deklaroi në Moskë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në bisedimet me Kreun e Ministrisë së Punëve të Jashtmë të Bosnjë e Hercegovinës, Zllatko Lagumxhija.

"Ne jemi të hapur për bashkëpunim si me Federatën e Bosnjë e Hercegovinës, ashtu edhe me Republikën Serbe", - theksoi Ministri.

Zllatko Lagumxhija nga ana e tij kujtoi se Rusia është një garantuese kyçe e zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

Ministrat e jashtëm do të diskutojnë vazhdimin e zgjidhjes së krizës së Bosnjës si dhe bashkëpunimin në strukturat ndërkombëtare dhe evropiane.