Prezantuesi i famshëm televiz amerikan Larry King në faqen e tij në rrjetin Facebook ka treguar mbi detajet e bashkëpunimit me kanalin televiziv rus “Russia Today”.

Më parë shërbimi për shtyp i kompanisë televizive njoftoi se gazetari mjaft popullor do të zhvillojë show-intervistën ekskluzive Larry King Now. Programi i Larry King do të transmetohet në Russia Today America në fillim të qershorit dhe do të dalë çdo ditë të javës në ekranin televiziv.

Shikuesit rusë e mbajnë mend Larry King nga intervista e tij e vitit 2000 me Presidentin e vendit Vladimir Putin.