0Rejtingu i IMD përfshin katër grupe të parametrave: gjendja e ekonomisë, cilësia e infrastrukturës, rregulloret e qeverisë dhe efikasiteti i biznesit. Lidere, po ashtu si dhe një vit më parë, u bënë Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Hong Kongu. Në vendin e fundit u pozicionua Venezuela. Rusia u ndodh në mes të Letonisë dhe Perusë, duke parakaluar ndërkohë Italinë, Spanjën dhe Brazilin. Rusia arriti të përmirësojë ndjeshëm pozitën e vet për llogari të treguesve të mirë makroekonomikë (duke përfshirë inflacionin e ulët dhe kursin e qëndrueshëm të këmbimit monetar), stabilitetit të financave shtetërore dhe nivelit të ulët të papunësisë. Ndikoi gjithashtu edhe niveli i arsimimit dhe i kualifikimit të punonjësve. Mbi avantazhet e ekonomisë ruse tregon analisti financiar Igor Nikollajev:

- Kur prej vlerësuesve merret parasysh një tregues i tillë si borxhi kombëtar, i cili llogaritet në raport me PBB-në, Rusia paraqitet definitivisht në pozita udhëheqëse. Vende të tjera evropiane përkatësisht këtij treguesi i kanë përkeqësuar shumë pozicionet e veta. Rusia ka patur dhe vazhdon të ketë një tregues të mirë të punësimit. Niveli i papunësisë është i ulët në vend. Në bazë të këtij treguesi Rusia është zhvendosur nga vendi i 27-të në atë të 13-të.

Në Rusi papunësia shënon 5.5% - kjo shifër rezulton të jetë nën treguesin mesatar të vendeve pjesëmarrëse të rejtingut. Pa përmendur këtu vendet e trazuara të BE-së - Spanjën, Italinë dhe Portugalinë, ku niveli i papunësisë së të rinjve varion nga 35% deri në 53%.

Vëzhguesit theksojnë se zhvendosja me gjashtë vende nuk është ndonjë hop i madh për Rusinë. Për më tepër se në historinë e pjesëmarrjes së saj në vlerësimin e IMD ajo ka zënë pozicione edhe më të larta - në vitin 2004 Rusia u ngrit në vendin e 41-të. Megjithatë, siç theksoi ekonomisti rus Andrei Shenk, në këtë rast e rëndësishme është dinamika:

0- Këtu paraqitet fort i rëndësishëm jo vendi, në të cilin është pozicionuar Rusia, por vetë trendi. Ndërsa ai tani për tani rezulton pozitiv. Kjo mund t’i shërbejë fluksit të kapitaleve, hyrjeve të investimeve direkte, inkurajimit të investimeve në tregun tonë të aksioneve.