Këshilli i Sigurimit i OKB-së e përfshiu grupin ekstremist "Dzhebkhat an-Nusra", i cili lufton në krah të opozitës siriane, në listën e organizatave terroriste për shkak të lidhjeve të ngushta të tij me "Al-Qaeda", njoftoi Agjencia informative France-Presse.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë e pat dërguar një kërkesë të tillë që në muajin prill. Në dhjetorin e kaluar "Dzhebkhat an-Nusra" u përfshi në listën e organizatave terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Organizata në fjalë është përgjegjëse për disa sulme terroriste në Siri, sulmin mbi qendrën e televizionit në Damask dhe vrasjen e disa gazetarëve.