Konstruktori i famshëm i armëve Mihaill Kallashnikov i dha kompanisë "Izhmash" të drejtën për përdorimin e emrit të tij falas, njoftoi të premten Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Konstantin Busigin.

Sipas fjalëve të tij, aprovimin me shkrim për akordimin e të drejtës së sipërpërmendur Mihaill Kallashnikov e dha në shkurt të këtij viti, dhe tani dokumentet për regjistrimin e të drejtave të markës tregtare i kanë kaluar Rospatent (Agjencia ruse për dhënien e patentave). Busigin tha gjithashtu se në të ardhmen nën markën tregtare "Kallashnikov" mund të prodhohen jo vetëm produkte të destinacionit ushtarak.