0Sipas mendimit të Raphaël Liogier, profesor në Institutin e Studimeve Politike në Aix-en-Provence (frengj. l’Institut d’études politiques d’Aix-en-Provence), shoqëria evropiane kufizon mundësitë e imigrantëve myslimanë, gjë kjo që dhe shkakton tek këta të fundit mospranimin, refuzimin e vlerave evropiane. Presidenti i Institutit rus të Strategjisë Kombëtare, Mihaill Remizov, nuk e ndan pikëpamjen e Profesor Raphaël Liogier:

- Imigrantët janë njerëz të cilët e gjetën veten në një pozitë shumë të vështirë. Shumë prej tyre janë faktikisht refugjatë ekonomikë. Dhe refuzohen, përbuzen nga shoqëria ku ata vijnë. Por edhe vetë ata nuk përqasen dot me këtë shoqëri, ajo i irriton tej mase imigrantët për shkak të tjetërsimit kulturor dhe social. Prandaj, ata, natyrisht, provojnë ndjenjën e armiqësisë së ligjshme ndaj shoqërisë në të cilën ata e gjejnë veten. Dhe për forcë të gjendjes së tyre të vështirë kthehen në një mjedis të përsosur për përhapjen e ideve radikale mbi baza fetare.

Problemi i migrimit në Evropë filloi të bëhet tej mase i mprehtë, madje nevralgjik që në vitet 1970, saktëson profesor Aleksei Mallashenko. Por vetë faktin, se imigrantët do të bëhen një faktor konstant në jetën evropiane, askush nuk e kishte parashikuar. Janë provuar variante të ndryshme - edhe asimilimi, edhe adaptimi, edhe multikulturalizmi. Të gjitha këto përpjekje, sipas fjalëve të Aleksei Mallashenko, dështuan. Imigracioni mysliman po krijon probleme në Holandë, në Franca, në Suedia dhe kudo gjetkë:

- Tani po flitet shumë mbi atë, se njerëzit nga mjedisi i imigrantëve po kalojnë nga terrori i organizuar në terror individual. Kjo është është një e keqe e madhe, sepse personi që kryen vrasje, akte terrorizmi, ai mund t’i bëjë të gjitha këto në emër të Islamit si një hakmarrje për Afganistanin, ose edhe për diçka tjetër.

Tërë historia e Evropës ka qenë kryesisht një histori e mbarsur me dhunë. Kurse gjatë viteve të fundit shumë vende të BE-së kanë demonstruar madje një dëshirë mjaft të fortë për të përdorur forcën e rreptë, mjaft të ashpër ndaj rajoneve të tjera të botës, vë në dukje eksperti rus Aleksei Gromiko:

0- Nëse sfida e ushtrimit të dhunës radikale nga ana e popujve të ardhur dhe feve të ndryshme do të fillojë të shfaqet gjithnjë e më intensivisht, unë mendoj se atëhere për Evropën nuk do të jetë ndonjë problem të rikujtojë gjenet e veta luftarake. Por tjetër gjë është ajo se kjo do të jetë tashmë një udhë pa krye, qorrsokak i plotë.