Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos për herë të parë arritën të marrin dëshmi në lidhje me faktin se probiotikët, të cilët depërtojnë në zorrët e njeriut së bashku me ushqimin, ndikojnë në funksionimin e trurit të njeriut. Më parë shkencëtarët ishin në dijeni se truri dërgon rregullisht sinjale në zorrë, por fakti që zorra i “përgjigjet” këtyre sinjaleve u bë një lajm sensacional.

Mekanizmi i saktë i ndikimit është ende i panjohur, por, sipas mendimit të shkencëtarëve, bakteriet e zorrëve dërgojnë sinjale në tru, të cilat me kalimin e kohës kanë aftësi për të ndryshuar në varësi të dietës. Ndoshta terapia me medikamente probiotike mund të përdoret për trajtimin e sëmundjeve të caktuara të trurit.