Disa persona u plagosën si rezultat i zjarrit të hapur me armë nga një burrë i paidentifikuar në qendër të Zyrihut.

Sipas njoftimeve të policisë lokale, incidenti ndodhi në një nga godinat e banuara në lagjen Langstrasse.

Njoftohet se "pushkatari" arriti t'ua mbathë këmbëve nga vendi i ngjarjes. Aktualisht zona përreth shtëpisë, ku mund të jetë fshehur krimineli, është rrethuar nga policia. Banorët e ndërtesës janë evakuuar.

Policia nuk e ka saktësuar numrin e viktimave dhe gjendjen e tyre.