Njërit prej të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e ushtarit britanik Lee Rigby në rajonin londinez të Woolwich, Michael Adebowale, iu paraqit aktakuza, njoftoi Kreu i Departamentit të Antiterrorizmit të Prokurorisë së Mbretërisë, Sue Hemming.

Sipas fjalëve të saj, Adebowale për herë të parë do të paraqitet në gjykatë të enjten, ku ai do të pyetet në lidhje me faktin nëse ai si i pandehur e ka kuptuar apo jo përmbajtjen e aktakuzave. Një ditë më parë i dyshuari u transferua nga spitali në një qendër paraburgimi të policisë në jug të Londrës.