Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valeri Gerasimov, diskutoi me homologun e tij serb Ljubisa Dikoviç bashkëpunimin dypalësh në fushën tekniko-ushtarake dhe situatën në Ballkan.

Siç deklaroi gjatë negociatave Valeri Gerasimov, këtë vit kontaktet me Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë janë intensifikuar. Sipas vlerësimit të tij, një shtysë të re marrëdhënieve ruso-serbe në sferën ushtarake i dha deklarata për vendosjen e partneritetit strategjik, e cila u nënshkrua më 24 maj ndërmjet dy vendeve.