0Lëshimet e para të "Soyuz-ëve" nga kozmodromi francez janë realizuar që dy vjet më parë. Vërtetë, atëhere ESA u kufizua vetëm me dy startime të raketëmbajtëseve ruse. Kësaj here, siç deklaroi Kreu i Agjencisë Hapësinore Evropiane, Jean-Jacques Dordain, është planifikuar lëshimi dy herë më shumë i raketave të prodhimit rus.

Siç vuri në dukje eksperti rus për politikën kozmike, Juri Karash, bashkëpunimi i Rusisë me Agjencinë Evropiane të Hapësirës sot mund të jetë i dobishëm si kurrë ndonjëherë më parë. Edhe pse raketat e familjes "Soyuz" tani konsiderohen si të vjetëruara, besueshmëria e tyre dhe kostoja relativisht e ulët i bën ato një mall mjaft atraktiv në tregun global kozmik, vuri në dukje eksperti:

- Kjo i lejon vendit tonë për t'u integruar më intensivisht dhe më gjerësisht në aktivitetet e mëdha në shkallë ndërkombëtare, kjo i jep mundësi Rusisë për të fituar para, të cilat investohen në buxhetin e Agjencisë Federale Kozmike ruse dhe do të përdoren për krijimin e modeleve të reja të teknikës raketoro-kozmike.

Në të njëjtën kohë Juri Karash është mëse i bindur se Rusia ka nevojë për të zhvilluar lloje më moderne të raketëmbajtëseve të veta, meqenëse në një kohë shumë të afërt atyre mund të fillojnë t’u bëjnë konkurrencë serioze mjete të avancuara bashkëkohore të sferës kozmike të vendeve të tjera:

- Këto janë raketëmbajtëset e klasës së mesme "Ariane", raketat e reja "Falcon" dhe "Antares", të cilat janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se në qoftë se Rusia nuk do të ofrojë në një kohë të afërt ndonjë alternativë më moderne dhe ekonomikisht më të leverdishme të raketës "Soyuz-2", atëherë është plotësisht e mundur që bashkëpunimi midis Rusisë dhe Evropës të kufizohet me këtë.

0Juri Karash vuri në dukje gjithashtu se në Rusi po zhvillohet tashmë një raketë e tillë. Kjo është raketëmbajtësja "Angara" (russ. “Ангара”), e cila, në varësi të versionit të konstruktimit dhe komponimit, do të jetë e aftë të kryejë detyrën e raketëmbajtëses të klasës së lehtë, të mesme ose të rëndë. Karakteristikat e projektimit të raketës së re ngjallin optimizëm, janë mjaft inkurajuese, vuri në dukje eksperti. Megjithatë mundësitë e raketës mund të vlerësohen realisht vetëm pas lëshimeve të para të suksesshme.