Komiteti Organizativ i çmimit kombëtar rus "Radiomania 2013" bëri publike listën e finalistëve në kategoritë e ndryshme të konkursit.

"Këtë vit në konkursin "Radiomania" morrën pjesë rreth 200 punë të dërguara nga 33 rajone", - njoftoi në një konferencë për shtyp Kreu i Komitetit Organizativ të çmimit, Andrei Shamrai.

Në secilin prej 23 nominimeve u përzgjodhën tre finalistë. Radiokompania "Zëri i Rusisë" doli në finalen e konkursit në kategoritë "Programi për fëmijë" dhe "Programi arsimor".