Koalicioni Kombëtar i opozitës dhe forcave revolucionare të Sirisë nuk do të marrë pjesë në konferencën e paqes “Gjeneva-2".

"Tani për tani qëndrimi ynë mbetet i tillë. Ne nuk do të marrim pjesë në bisedimet e Gjenevës derisa formacionet ushtarake iraniane dhe njësitë e lëvizjes “Hezbollah” nuk do të tërhiqen nga qyteti El Quseir dhe nuk do të hiqet bllokada nga ky dhe qytete të tjera", - tha përfaqësuesi i opozitës. Ai vuri në dukje gjithashtu se aktualisht Koalicioni është i preokupuar kryesisht në lidhje me situatën në El Quseir, por kushtet e pjesëmarrjes së tij në konferencën "Gjeneva-2" nuk do të kufizohen vetëm me këtë.