OKB-ja duhet të vendosë një moratorium mbi zhvillimin dhe përdorimin e të ashtuquajturëve "robotë vdekjeprurës autonomë” (RVA), mendon Raportuesi Special i OKB-së mbi ekzekutimet jashtëgjyqësore dhe arbitrare, Christof Heyns.

Ditën e enjte, duke marrë fjalën përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, shkencëtari njoftoi se zhvillimi i këtyre teknologjive mund të çojë në krime lufte të pandëshkuara.

Sipas mendimit të shkencëtarit, OKB-ja "duhet të deklarojë dhe të zbatojë një moratorium ndërkombëtar mbi prodhimin, transportimin, shpërndarjen dhe përdorimin e “robotëve vdekjeprurës autonomë” për aq kohë sa për ta nuk do të jetë krijuar një kornizë ligjore".