Qipro mbetet në pritje të vendimit të Rusisë lidhur me lehtësimin e kushteve të kredisë së akorduar në vitin 2011 me një shumë prej 2.5 miliardë euro, deklaroi Ministri i Financave i shtetit ishullor, Haris Georgiadis.

Mundësia e rishikimit të kushteve të kredisë ruse është diskutuar shumë herë në kontekstin e programit antikrizë të BE-së dhe FMN-së për Qipron. Pala ruse ka përsëritur se ajo mund t’i ofrojë ndihmë Qipros vetëm pasi republika qipriote të arrijë marrëveshjen për ndihmë financiare nga partnerët e BE-së.