Bashkëpunëtorët e shërbimeve turke për luftën kundër terrorizmit arrestuan 12 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist “Al-Nusra Front”.

Arrestimi i tyre ndodhi në jug të Turqisë. Hetuesit sugjerojnë se militantët ishin nisur për në Siri, ku grupi i tyre është duke luftuar kundër forcave të Presidentit Bashar Al-Assad.

Mediat turke njoftojnë se gjatë kontrollit të ndaluarve iu gjet një bombol 2 kg me gaz neuro-paralitik Sarin. Autoritetet turke nuk e kanë konfirmuar ende këtë informacion.