Sot në Shën Petersburg u zhvillua prezantimi i medaljeve olimpike dhe paralimpike të “Soçi 2014”.

Galeria fotografike

Komiteti Organizativ i “Soçi-2014” përgatiti një video prezantuese, në të cilën u promovuan medaljet dhe u fol rreth idesë kryesore që qëndron në themelin e krijimit të tyre.

"Medaljet kanë mishëruar në vetvete idenë e markës, kontrastit të vendit tonë, ku Europa bashkohet me Azinë, ku natyra e virgjër takohet me metropolin, ndërsa inovacionet janë në fqinjësi të afërt me kulturën tejet të pasur të Rusisë", - thuhet në videon prezantuese të Komitetit Organizativ.

Për prodhimin e një medaljeje duhet pothuajse një ditë. Gjithsej do të prodhohen 1.300 medalje.