Bota arabe është përfaqësuar gjerësisht për herë të parë sot në Shën Petersburg në hapjen e ekspozitës ndërkombëtare "Arabia-Expo 2013" dhe në sesionin e 11-të Këshillit të Biznesit ruso-arab.

Në këto dy aktivitete do të marrin pjesë përfaqësues të ministrive dhe agjencive përkatëse, ndërmarrjeve shtetërore dhe ndërmarrjeve private nga Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Algjeria, Sudani, Libani, Bahreini, Egjipti, Omani, Jordania, Mauritania, Palestina, Tunizia dhe vende të tjera arabe, si dhe nga vende të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.

Ekspozita ka për qëllim të nxisë e të stimulojë vendosjen e lidhjeve mes shoqatave ruse dhe arabe të biznesit, dhomave të tregtisë dhe institucioneve financiare në nivel rajonal.