Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të zhvillojë më 30 maj në Moskë bisedime me homologun e tij nga Kuba Bruno Rodriguez, i cili do të vijë me një vizitë zyrtare në Rusi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse njoftoi se ministrat planifikojnë të nënshkruajnë planin e konsultimeve politike midis ministrive të jashtme të të dy vendeve për vitet 2014-2016.