0Sipas të dhënave të OBSH-së, ky është tashmë rasti i 23-të i vdekjes që nga shtatori i vitit të kaluar. Gjithsej janë regjistruar 44 të infektuar me koronavirusin e ri. Vatra e përhapjes së tij, me sa duket nga të gjitha, ndodhet në Lindjen e Mesme. Pjesa më e madhe e personave të prekur nga kjo sëmundje janë nga Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Me qëndrimin në këto vende janë të lidhura gjithashtu edhe rastet sporadike të evidentimit të saj në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Francë. Koronavirusi i ri është shumë i ngjashëm me “vëllanë” e tij të pabesë, i cili në vitin 2003 vrau 800 njerëz, thekson Shefi i Laboratorit të Institutit Kërkimoro-Shkencor të Gripit në Shën Petersburg, Vladimir Zarubajev:

- Sëmundja ishte shumë e rëndë - me një vdekshmëri rreth 50%. Tani ne vërejmë se virusi në një formë disi të ndryshuar po rikthehet në popullatën njerëzore. Sigurisht nuk ia vlen të ngremë panik e të alarmojmë njerëzit, por një vëmendje e përqëndruar kësaj situate, natyrisht, i duhet kushtuar. Ne marrim informacionin e lidhur me virusin në mënyrë mjaft operative. Ekzistojnë kanale të posaçme dhe profesionale të transmetimit të informacionit, nëpërmjet të cilëve ne mësojnë brenda disa minutave mbi rastet e reja të prekjes apo të vdekjes nga kjo sëmundje.

Koronaviruset shkaktojë sëmundje të ngjashme për nga simptomat e veta me gripin dhe vetëm në raste të rralla kalojnë në komplikacione të tilla si pneumonia, shpjegon akademiku rus i Akademisë Evropiane të Shkencave Mjekësore, Juri Gendon:

- Rastet e regjistruara të vdekjes së njerëzve të prekur nga koronavirusi në disa shtete tregojnë se kanë ndodhur ndryshime mutacionale të këtij virusi. Të shohim se si do të përhapet ai më tej. Kurrfarë medikamentesh për luftimin e tij, për fat të keq, tani për tani nuk ka.

0Në seancën e rregullt të radhës të OBSH-së, e cila përfundoi këto ditët e fundit punën e saj në Gjenevë, u shpreh shqetësimi në lidhje me "diferencën midis shpejtësisë së përhapjes së virusit dhe informacionit të akumuluar shkencor mbi të". Kryetarja e OBSH-së Dr. Margaret Çan e quajti koronavirusin e ri kërcënim kryesor global për njerëzimin. Ajo deklaroi gjithashtu se është i domosdsohëm reagimi solidar ndërkombëtar ndaj situatës së krijuar me këtë sëmundje vdekjeprurëse.