Sipërmarrja e re e përbashkët e kompanisë "Rosneft" në Venezuelë me “PetroVictoria” është një hap në drejtim të forcimit të pozitave të kompanisë shtetërore ruse në tregun ndërkombëtar.

E këtij mendimi është Agjencia Fitch Ratings. Sipas konkluzioneve të ekspertëve të saj, aktivet e huaja jo vetëm do të rrisin vëllimin e prodhimit, por dhe do të përforcojnë imazhin e “Rosneft”. Përveç kësaj, sipërmarrjet e përbashkëta jashtë vendit mund t’i japin “Rosneft” një eksperiencë të vlefshme teknologjike.