0Dhe, ndoshta, mund të provohet madje klonimi i mamuthit, - mbi plane të tilla pothuajse fantastike kanë deklaruar tashmë në mënyrë të përsëritur shkencëtarët nga Japonia, Koreja dhe Rusia.

Instituti Kërkimoro-Shkencor i Ekologjisë së Aplikuar të Veriut dhe Shoqëria Gjeografike Ruse sollën nga një ekspeditë e përbashkët mbetjet mortore të ruajtura jashtëzakonisht mirë të një mamuthi të gjinisë femërore. Kufoma e kafshës së lashtë u gjet në Ishujt Ljahovskij (Lyakhovsky Island) të arkipelagut të Novosibirskut, që shtrihet në Oqeanin e Ngrirë të Veriut. Arkipelagu është i famshëm për akujt e tij shumëvjeçarë, ndër të tjera edhe nëntokësorë. Prandaj nuk është për t’u habitur aspak që gjetja është ruajtur aq mirë. Në gjendje të shkëlqyer janë ruajtur madje edhe indet e buta të mamuthit femër. Shkencëtarët, që ekzaminuan dhëmbët e kësaj kafshe të lashtë, përcaktuan moshën e saj - rreth 50-60 vjet.

"Fragmentet e indeve muskulore, të cilat ne i gjetëm jashtë trupit të kafshës, kanë ngjyrën e kuqe natyrale të mishit të freskët", - tregoi Drejtuesi i ekspeditës Semjon Grigoriev. Një ruajtje e tillë ideale shpjegohet me faktin se pjesa e poshtme e trupit të kafshës ka qenë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me akullin praktikisht të pastër. Kurse pjesa e sipërme u zbulua në mes të tundrës. Veçmas nga kufoma e mamuthit u gjet feçka e tij, e cila zakonisht ruhet më keq se çdo pjesë tjetër e trupit.

Në epruveta me solucion special konservimi ruhen mostra të përzgjedhura të gjakut të kafshës. Ai ka një ngjyrë shumë të errët. "Gjaku ishte grumbulluar në zbrazëti të akullta poshtë barkut dhe kur ne i thyem në disa vende me një instrument me majë të mprehtë (angl. Kyle) këto zbrazëti, atëhere gjaku filloi të rrjedhë", - tregoi Semjon Grigoriev.

0Dhe kjo është për më tepër e çuditshme se temperatura e ajrit në kohën e gërmimit ishte diku rreth -10 C. Mund të presupozohet se gjaku i mamuthit është i mbrojtur nga efekti i dëmshëm i acarit, thonë shkencëtarët. Me studimin e gjetjes do të merren disa ekipe ruse paleontologësh. Është plotësisht e mundur që me ta të bashkohen edhe shkencëtarë nga Japonia dhe Republika e Koresë.