Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge, vë në dukje ritmin e lartë të përgatitjes për Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi dhe mendon se ato do të jenë "fantastike". Për këtë ai deklaroi në një takim me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Shën Petersburg.

Jacques Rogge shtoi gjithashtu se së shpejti ka ndërmend të vizitojë sërish Rusinë. Këtë herë ai do të vijë në Moskë për Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë, i cili do të mbahet nga 10 deri në 18 gusht të këtij viti.