Izraeli po verifikon me kujdes të madh të gjitha njoftimet mbi furnizimin e Sirisë me ngarkesën e parë të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. “C-300”) nga Rusia, njofton gazeta “The Jerusalem Post” me referim tek një burim në udhëheqjen izraelite.

"Nuk disponojmë asnjë informacion tjetër përveç atij që është shfaqur në media. Tani ne po e verifikojmë atë", - përcjell botimi fjalët e burimit.

Autoritetet e Izraelit më parë deklaruan mbi gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë masa në rast të furnizimit të Sirisë me sistemet raketore “S-300”.