Në ankandin “Drouot” në Paris më 30-31 maj do të shitet 1/10 e verërave të koleksioneve më të mira që ruhen në qilarët e Pallatit Elysee (ang. “Elysee Palace”). Çmimet e verërave do të variojnë nga 15 deri në 2.5 mijë euro për shishe.

Gjatë shitjes do të mund të blihen si verëra mjaft të thjeshta, ashtu dhe verëra shumë të rralla: “Chateau Latour” e vitit 1936, “Petrus” e vitit 1990 dhe “Romanee” e vitit 1985. Përfaqësuesit e Shtëpisë së ankandit “Drouot” deklaruan se shitja ka ngjallur interesin e gjallë të klientëve nga Kina, Japonia, SHBA-ja dhe Rusia.