Një asteroid me një diametër prej 2.7 km do të fluturojë të premten pranë Tokës, por ai nuk përbën ndonjë rrezik për planetin tonë, njoftoi NASA.

Hulumtuesit amerikanë shpjegojnë se asteroidi 1998 QE2 do të fluturojë në një distancë prej 5.8 milionë km nga Toka dhe për këtë arsye nuk ka rrezik përplasjeje.

Megjithatë, ky objekt i madh kozmik ngjall interesim të madh në mesin e astronomëve. Në veçanti, shkencëtarët planifikojnë të studiojnë sipërfaqen e asteroidit me ndihmën e radioteleskopëve Goldstone (California, SHBA) dhe Arecibo (Puerto Rico).