Aktivistja e grupit "FEMEN", Amina Tyler, e cila akuzohet për posedim të paligjshëm të një bombole të vogël me gaz lotsjellës, ditën e enjte doli përpara gjyqit tunizian.

Amina Tyler u arrestua më 19 maj pasi shkroi fjalën "FEMEN" në një nga muret në qytetin Kairouan, ku duhet të mbahej kongresi i myslimanëve radikalë - salafitëve.

Avokati i të pandehurës njoftoi se aktakuzat e ngritura kundër klientes së tij parashikojnë dënimin deri në 5 vjet burgim, megjithatë ai shprehu bindjen se ajo do të dënohet maksimum me 6 muaj heqje lirie.