7 persona humbën jetën natën në të gdhirë të së enjtes në qytetin e Thruxton të shtetit amerikan të New York-ut, kur një rimorkio u shkëput nga një traktor në lëvizje e sipër dhe u përplas me një mikrobus.

Sipas njoftimit të sherifit lokal Mark Helms, në mikrobus ndodheshin 8 persona, 7 prej të cilëve vdiqën në vend. Një person u shtrua në spital.

Shoferi dhe pasagjeri i traktorit si pasojë e aksidentit rrugor nuk u lënduan. Shkaqet e tragjedisë po hetohen.