Tre lloje të disiplinave sportive - mundja, bejsbolli e softbolli, squash - hynë në listën e shkurtër për përfshirje në programin e Olimpiadës Verore të vitit 2020, njoftoi Zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams.

Të mërkurën në një takim të Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Shën Petersburg u prezantuan 8 disiplina sportive që pretendonin për një vend bosh (vakant) në programin e Lojrave Olimike të vitit 2020. Bëhet fjalë për mundjen, bejsbollin dhe softbollin (së bashku), karatenë, patinazhin me rrota, squash-in, alpinizmin, wakeboarding-un dhe artet marciale.

Zgjedhjen përfundimtare Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do ta bëjë në shtator të vitit 2013 në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të organizatës në Buenos Aires.