Fluksi turistik ndërkombëtar në vitin 2012 u rrit me 3.8%, duke arritur shifrën 1.035 miliardë turistë, njofton Agjencia Federale ruse për Turizmin ("Rosturizm"), duke iu referuar raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit (United Nations World Tourism Organization, UNWTO), Taleb Rifai.

Sipas të dhënave të UNWTO, rezultatet më të mira i ka paraqitur rajoni i Azi-Paqësorit (+7%), në mesin e nënrajoneve listën e më atraktivëve e kryesojnë Azia Juglindore (+9%), Afrika e Veriut (+9%), Europa Qendrore dhe Lindore (+8%). Rusia dhe Kina rezultuan të ishin lidere për sa i përket shpenzimeve turistike.