Rusia ka mbetur e zhgënjyer nga heqja prej BE-së të embargos mbi furnizimet me armë të opozitës siriane, deklaroi në Helsinki në një konferencë për shtyp Ministri rus i Mbrojtjes, Gjenerali i Ushtrisë Sergei Shoigu (Sergey Shoygu).

"Çdo vendim ka dy anë. Nëse njëra palë heq kufizimet, atëherë pala tjetër mund ta konsiderojë veten si të paobliguar për të përmbushur detyrimet e marra mbi vete më parë", - tha ai, duke shtuar se kjo është logjika e ngjarjeve.