Rusia do të përmbushë detyrimet e saj kontraktuale për furnizimin e Sirisë me sistemet raketore të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. "C-300"), edhe pse këto sisteme ende nuk i janë dërguar deri tani palës porositëse, njoftoi për Agjencinë ruse të lajmeve Interfax të mërkurën një burim në strukturat e lidhura me eksportin e armëve.

Burimi në fjalë përgënjeshtroi njoftimet e disa mediave të huaja rreth faktit që ushtria siriane ka tashmë në përbërjen e armatimeve të veta sistemet raketore ruse "S-300". "Deri më sot në Siri nuk ka as edhe një kompleks raketor të mbrojtjes kundërajrore "S-300", - theksoi bashkëbiseduesi për Agjencinë informative ruse.