Rusia është e gatshme të ndihmojë Forcat e Armatosura të Finlandës për t'u riarmatosur, deklaroi Ministri rus i Mbrojtjes, Gjenerali i Ushtrisë Sergei Shoigu.

"Së shpejti do të zhvillohen takime të ekspertëve në fushën e armatimeve, të cilët do të diskutojnë këto çështje", - tha ai të mërkurën në një konferencë për shtyp në Helsinki, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sipas fjalëve të Shoigu, Finlanda gjithashtu do t’i prezantojë Rusisë koordinatorin për këto çështje, dhe para fundit të vitit 2013 palët kanë ndërmend të diskutojnë në mënyrë të detajuar çështjen në fjalë.