Korporata mediatike IAC (InterActiveCorp) është në kërkim të ndonjë blerësi potencial të revistës “Newsweek”, versioni i printuar i së cilës rreshti së botuari në Shtetet e Bashkuara që nga viti i kaluar.

Revista “Newsweek” i kaloi korporatës IAC në vitin 2010, pas bashkimit me Daily Beast në bazë të marrëveshjes me Sidney Harman. Kohë më parë Harman e pati blerë revistën “Newsweek” për 1 $, duke marrë përsipër të gjitha detyrimet financiare të revistës. IAC gjithashtu planifikon ta shesë revistën për një shumë simbolike.