Administrata e Përgjithshme e Aviacionit Civil e Indisë ka propozuar që pilotët indianë të lejohen të flenë deri në 40 minuta gjatë fluturimeve që zgjasin mbi 3 orë.

Pilotët e parë dhe të dytë do të lejohen të flenë me radhë në kabinën e pilotimit. Për sa kohë që njëri prej tyre është në gjumë, anëtarët e ekuipazhit do të jenë të detyruar të kontrollojnë çdo 20 apo 30 minuta mos e ka zënë gjumi edhe pilotin tjetër.

Natyrisht që gjumi do t'u lejohet pilotëve vetëm gjatë fazës më pak të vështirë të fluturimit. Gjatë ngritjes në ajër dhe uljes në pistë të dy pilotët do të zgjohen nga anëtarët e tjerë të ekuipazhit.