Agjencia e Hulumtimeve të Avancuara të Ministrisë amerikane të Mbrojtjes (The Defense Advanced Research Projects Agency, DARPA) është duke përgatitur një program kompjuterik që mundëson kryerjen e veprimeve në mjedisin kibernetik me ndihmën e një interface-i vizual.

Tashmë ka filluar faza e parë e zhvillimit të programit me emrin e koduar "Plan X", i cili synon thjeshtësimin e veprimeve luftarake në mjedisin kibernetik. Kjo metodë mundëson vlerësimin e shpejtë të situatës dhe marrjen e vendimeve të nevojshme pa patur njohuri të thella rreth teknologjive të rrjeteve kibernetike.