Aparati fluturues amerikan i zbulimit pa pilot (drone) supozohet të ketë rënë në jug të Somalisë, pasi u godit nga militantët, njoftoi Agjencia informative Reuters.

Avioni pa pilot u rrëzua në afërsi të qytetit të Bulmareer në provincën e Lower Shabelle, pasi kryengritësit hapën zjarr në drejtim të tij për disa orë.

Një burim anonim në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së konfirmoi rrëzimin e avionit pa pilot. Grupi radikal islamik "Al-Shabaab" pretendon se ka gjetur fragmentet e tij.