Në prill anija kozmike e mallrave "Progress" dërgoi, midis të tjerash, në bordin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) edhe një running track për kozmonautët rusë. Montimi i saj përfundoi pak ditë më parë. Tani më kozmonautët rusë në SKN do të mund të vrapojnë në një running track të prodhimit vendas, që është i pajisur me një sistem të veçantë të amortizimit të dridhjeve.

Deri më tani kozmonautët rusë stërviteshin në pajisjen amerikane të vrapimit TVIS, të vendosur në modulin e shërbimit "Zvezda". Ndërsa pajisja e dytë trajnuese e këtij lloji ishte vendosur në segmentin amerikan të Stacionit.