Një tërmet 3.8 ballë sipas shkallës Rihter ra të mërkurën në brigjet e Uellsit, në jugperëndim të Britanisë së Madhe, njofton faqja e Internetit e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej rreth 8 km në disa dhjetëra kilometra nga bregu.

Nuk ka ende të dhëna për viktima apo dëme.