Në stërvitjet "Maple Flag" përveç Kanadasë, marrin pjesë pilotë nga SHBA-ja, Belgjika, Britania e Madhe, Gjermania, Kolumbia, Holanda dhe Singapori. Ukraina, India, Omani, Peruja, Filipinet, Koreja e Jugut, Afrika Jugore dhe Kili kanë dërguar në to vëzhguesit e tyre.

Në stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë janë përfshirë avionë luftarakë, bombardues si dhe avionë furnizues me karburant. Do të kryhen qitje dhe bombardime të më shumë se 640 objektivave tokësorë si, për shembull, modele tankesh, automjetesh, avionësh, radarësh dhe ndërtesash.