Një pergamenë e Torah (bibla hebraike), e cila supozohet të datojë që nga shekulli XII, u gjet në arkivin universitar në qytetin italian të Bolonjës, njoftuan të mërkurën përfaqësues të Universitetit të Bolonjës.

Profesori i hebraishtes, i cili e zbuloi pergamenën e paçmuar, theksoi se dorëshkrimi është ruajtur në gjendje të shkëlqyer.

Para zbulimit të ekzemplarit të shekullit të XII, kopja më e hershme e plotë e Torah konsiderohej të ishte një dorëshkrim i fundit të shekullit të XIII.