0Pikënisje e historisë së Forcave Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara është konsideruar të jetë viti 1948. Atëhere Këshilli i Sigurimit ende i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mori vendimin për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, të përfunduar midis pjesëmarrësve të luftës së parë arabo-izraelite. Në zonën e konfliktit në Lindjen e Mesme asaj kohe u vendos kontingjenti i vëzhguesve ushtarake të OKB-së. Që nga ajo kohë e deri në ditët tona helmetat blu kanë marrë pjesë në gati shtatëdhjetë operacione paqeruajtëse në mbarë botën.

OKB-ja nuk ka ushtrinë e vet. Kontingjentet paqeruajtëse të saj janë njësi të bashkuara ushtarake kombëtare, të cilat shtetet anëtare të OKB-së i ofrojnë vullnetarisht për ruajtjen e paqes në këtë apo tjetër rajon të Tokës.

Për fat të keq, disa nga operacionet paqeruajtëse nuk kanë arritur qëllimin e vet. Kështu, forcat e OKB-së dështuan në parandalimin e masakrës së vitit 1993 në Ruandë dhe vrasjeve masive në Srebrenicë të Bosnjës në vitin 1995. Besohet se në të dyja rastet paqeruajtësit nuk kishin efektiv të mjaftueshëm ushtarak dhe burime teknike për të sjellë situatën nën kontroll.

Jo të gjitha operacionet e forcave të OKB-së janë ideale, dhe kritika e aspekteve të caktuara të veprimeve të helmetave blu është mëse e argumentuar, mendon analisti politik rus Timofei Bordaçov. Por në një kuptim më të gjerë, ideja e krijimit të forcave paqeruajtëse të OKB-së është plotësisht e justifikuar:

- Gjatë dekadave të kaluara paqeruajtësit e OKB-së kanë ndihmuar për ruajtjen e një numri të madh të jetëve njerëzore. Veprimtaria e tyre, rrezikimi i përditshëm i jetës së helmetave blu ndihmuan për t’i krijuar OKB-së reputacionin e institucionit efektiv, realisht veprues ndërkombëtar, vendimet dhe veprimet e të cilit ndikojnë në jetën e njerëzve.

0Në të njëjtën kohë ekziston edhe një problem serioz i lidhur me kushtet në të cilat zhvillohen misionet paqeruajtëse. Si rregull, paqeruajtësit ndodhen atje, ku janë të dobëta ose nuk veprojnë fare autoritetet lokal. Si rrjedhojë, vetë paqeruajtësit gjenden të pambrojtur përballë kërcënimeve nga ana e gjithfarë kryengritësish, rebelësh dhe thjesht banditësh, prej të cilëve ata mbrojnë popullsinë civile. Gjatë misionit paqeruajtës në Qipro, që nga viti 1964 kanë gjetur vdekjen 181 paqeruajtës. Nga viti 1978 gjatë operacionit paqeruajtës në Liban janë vrarë 296 ushtarakë të OKB-së. Këto janë humbjet më të mëdha në radhët e helmetave blu në kuadër të kryerjes së misioneve konkrete.