Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi të mërkurën, pas bisedimeve me "trojkën" e Bashkësisë së Shteteve të Amerikës Latine dhe të Pellgut të Karaibeve (Kuba, Kili, Kosta Rika dhe Haiti), se vendimi i Këshillit të BE-së për heqjen e embargos mbi furnizimin me armë të opozitës siriane krijon pengesa për thirrjen e konferencës ndërkombëtare për Sirinë.

"Shpallja e embargos mbi atë çka është e ndaluar nga e drejta ndërkombëtare, si dhe nga e drejta e Bashkimit Europian, ishte që në fillim ambigue. Ndërsa tani më anulimi i embargos e bën situatën edhe më të komplikuar, së paku krijon pengesa serioze për zbatimin e nismës së thirrjes së konferencës ndërkombëtare mbi Sirinë", - thotë Lavrov.