Njëri nga prezantuesit më të famshëm, veteranë televizivë amerikanë Larry King filloi punën në kanalin televiziv Russia Today (RT), njoftoi kryeredaktorja e Russia Today, Margarita Simonian.

Programi do të titullohet Larry King Now. Xhirimet do të zhvillohen në studion e RT në Uashington.

Larry King punon në lëmin e gazetarisë prej më shumë se 56 vjetësh. Gjatë kësaj kohe ai ka realizuar mbi 50 mijë intervista me presidentë, aktorë, muzikantë, politikanë dhe figura të njohura publike. Larry King ka mbetur në kujtesën e shikuesve rusë pas intervistës të realizuar në vitin 2000 me Presidentin Vladimir Putin.