Njësitë raketore të trupave të mbrojtjes ajroro-kozmike i goditën me sukses të gjitha objektivat gjatë qitjeve në poligonin Ashuluk në periferi të Astrahanjit, njoftoi të mërkurën shërbimi për shtyp i Ushtrisë ruse.

Fillimi i verifikimit të ri të befasishëm të gatishmërisë luftarake të Ushtrisë ruse u shpall të hënën në mëngjes nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Gjenerali i Ushtrisë Valeri Gerasimov. Me sinjalin e alarmit u vunë në gjendje gatishmërie të lartë 8700 ushtarakë, 185 avionë luftarakë dhe 240 automjete të blinduara. Gjatë stërvitjeve në fjalë komplekset raketore të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. "C-300"), në veçanti, do të duhet të zmbrapsin sulmin e masivizuar ajror dhe raketor mbi poligonin Ashuluk.