Këtë mëngjes Kreu i kompanisë Igor Seçin u takua në Tokio me Presidentin e korporatës japoneze Toshiaki Kitamura. Ata nënshkruan protokollin për thellimin e bashkëpunimit në eksplorimin e vendburimeve të naftës në shelfin e Detin Ohotsk në qarkun e Magadanit.

Objekt i bashkëpunimit duhet të jenë projektet “Magadan-2” dhe “Magadan-3”. Rezervat e naftës në këtë zonë janë vlerësuar në 3.4 miliardë fuçi.
Eksplorimi praktik i vendburimeve mund të nisë në vitin 2017, ndërsa zhvillimi i tyre pritet të fillojë aty nga mesi i vitit 2020.