Të martën rreth 200 persona organizuan një protestë në qendër të kryeqytetit bullgar kundër përbërjes së re të qeverisë, të propozuar nga Presidenti i vendit.

Protestuesit kaluan afër ndërtesës së Parlamentit duke thirrur me zë të lartë "Mafia!", "Ne nuk do të heshtim!", "Bullgari, zgjohu!", ndërsa më pas ata marshuan drejt Administratës së Presidentit të Republikës.

Parlamenti bullgar, zgjedhjet e parakohshme të të cilit u zhvilluan më 12 maj, të mërkurën miratoi në postin e Kryeministrit kandidaturën e Plamen Oresharski së bashku me listën emërore të qeverisë së re të paraqitur nga Kryeministri.