Shkencëtarët e University of Alberta të Kanadasë po vëzhgojnë rritjen e myshkut të llojit Aulacomnium turgidum, të nxjerrë nga një akullnajë në rajonet arktike të vendit. Sipas të dhënave të ekspertëve, bima ka ngrirë në akull 400 vjet më parë.

Siç vënë në dukje studiuesit, filizat e brishtë të myshkut të Periudhës së shkurtër të Akullnajave po rriten me shpejtësi në laborator.

0Në një raport të publikuar në protokollet e Akademisë Kombëtare të Shkencave vihet në dukje se në këtë mënyrë mund të "ringjallen" ekosisteme të tëra, të cilat kanë përjetuar periudha ciklike ngrirjesh.