Zjarrfikësit evakuuan më shumë se 1 mijë persona për shkak të një zjarri pyjor që shpërtheu në shtetin e Kalifornisë. Deri më tani zjarri që shpërtheu në territorin e Parkut Kombëtar “Los Padres”, i cili ndodhet në qarkun e Santa Barbara, është përhapur tashmë në rreth 400 hektarë. Në luftën kundër fatkeqësisë natyrore janë përfshirë katër avionë dhe dy helikopterë të shërbimit të zjarrfikësve.

0Ende nuk ka asnjë informacion mbi viktima apo dëme të tjera të shkaktuara nga zjarri. Sipas parashikimeve të përfaqësuesve të shërbimit të zjarrfikësve, brenda disa ditëve banorët e evakuuar do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.