Rusia do t’i japë një kredi Serbisë për blerjen e armatimeve dhe teknikës ushtarake, duke përfshirë këtu edhe gjashtë gjuajtës “MiG-29M2”. Bisedimet paraprake mbi shitjen e avionëve ushtarakë u zhvilluan gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të Serbisë dhe Rusisë në Moskë më 23-24 maj.

0Furnizimi i “MiG-29M2” mund të realizohet pothuajse menjëherë pas nënshkrimit të kontratës. Rusia zotëron 24 aeroplanë të tillë të rinj. Ata u porositën nga Siria në vitin 2007, por furnizimi i tyre u bë i pamundur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.